Rasti i parë me COVID-19 në Sarandë, një 23-vjeçar paraqitet me pneumoni

Rasti i parë me COVID-19 në Sarandë, një 23-vjeçar paraqitet me pneumoni

175
0
Shares

Evidentohet rasti i parë me COVID-19 në Sarandë. Një i ri 23 vjeç, nga zona e Manastirit, pranë Ksamilit ka shkuar dje me pneumoni në spitalin e Sarandës.

I është marrë tamponi dhe sot ka rezultuar pozitiv. Mësohet se i riu jetonte me familjen. Pritet nisja e tij drejt Tiranës, ndërsa po vijon hetimi epidemiologjik dhe i kontakteve.

Gjate 24 oreve jane kryer 330 testime prej te cileve jane konfirmuar 50 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 17 raste në Tiranë, 6 në Krujë, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Fier, 3 në Korçë, 2 raste në Vlorë dhe Elbasan dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Mirditë dhe Sarandë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY