Shqiptari shkon në Itali i infektuar me Covid-19, frikë për pasagjerët e...

Shqiptari shkon në Itali i infektuar me Covid-19, frikë për pasagjerët e tjerë në traget

201
0
Shares

Një shqiptar ka udhëtuar me traget në Bari dhe ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Mediat italiane bëjnë me dije se personi nga Shqipëria është shtruar në spitalin e Barit.

Lajmin e ka dhënë kreu i rajonit të Puglia, Michele Emiliano.

Dy raste të reja pozitive me Covid-19 aktualisht janë shtruar në Poliklinikën e Barit. Është një person me kombësi bullgare, që ka mbërritur mbrëmë me makinë, dhe një person i dytë i infektuar që mbërriti në Bari nga Shqipëria me traget. Prandaj, ne do të duhet të kontrollojmë dhe testojmë të gjithë pasagjerët që udhëtuan në atë traget” tha kreu i i Rajonit të Puglia.

Shqiptari është rezident në Itali e ka ardhur nga Shqipëria me motivin e punësimit e kthimit në banesën e tij të rezidencës.

Kishte disa ditë që rajoni i Puglias në jug të Italisë, nuk shënonte asnjë rast pozitiv me koronavirus.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY