Pezullohet nga detyra shefi i qarkullimit të qarkut të Korçës

Pezullohet nga detyra shefi i qarkullimit të qarkut të Korçës

584
1
Shares

Pezullohet nga detyra shefi i qarkullimit te qarkut të Korçës, Ervin Dervishaj.

Nuk dihen arsyet e këtij vendimi por mësohet se Dervishaj ka qenë në këtë detyrë prej 1 viti e gjysmë.

Kujtojmë se pak ditë më parë pati lëvizje të tjera në policia me urdhër të Drejtorit të përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu. Disa drejtorë qarku dhe kufiri u ndërruan.  Drejtori i Policisë së Korçës, Lorenc Paganika u zëvendësua nga Ferdinand Mara.

Drejtor i Kufirit në Korçë është emëruar Andin Marku, i cili më parë ishte në Fier. Ndërsa ish-drejtori i Kufirit në Korçë, Arben Joca, emërohet në këtë post në Gjirokastër, ku largohet ish-kreu i mëparshëm Idajet Hoxha.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

  1. Hajdut me cizme. Ky bashke me te besuarit e tij ne policine rrugore te Korces kane marre thase me para nga rryshfetet. Nese u jepje rryshfet ne komision ta linin 10 mije lek te vjetra gjoben sic e shenonte “gabimisht” polici bashkepunetor ne terren (I. Fezollari me shoke), ndryshe te aplikonin nenin ne gjobe qe parashikonte qindra mije lek.

LEAVE A REPLY