Goditja e radhës, Parlamenti Europian miraton 15 kushtet për qeverinë Rama para...

Goditja e radhës, Parlamenti Europian miraton 15 kushtet për qeverinë Rama para nisjes së negociatave

290
0
Shares

Me 388 vota pro, 280 vota kundër dhe 19 abstenime Parlamenti Europian miratoi mbrëmjen e (18 qershorit 2020) amendamentin e Grupit të Partive Popullore Europiane me 15 kushtet për qeverinë Rama para nisjes së negociatave.

Amendamenti ka këtë tekst: “Parlamenti Europian thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet antare”

Këto kushte u vendosën  nga Këshilli Europian (shtetet anëtare) me propozimin e Gjermanisë, Francës, Hollandës, Danimarkës e Spanjës në mars të këtij viti.

Amendamenti i firmosur nga eurodeputetja Kinga Gàl me kërkesën e raporterit Lega dhe me mbështetjen e koordinatorit Gahler erdhi si përgjigje e mohimit të përsëritur nga kryeministri Rama javën e shkuar të ekzistencës së 15 kushteve.

Amendamenti u votua nga Grupi Liberal dhe ai Konservator si dhe shumë deputetë nga e majta dhe djathta pavarësisht qendrimit formal të grupeve.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY