Gjobë të majme subjektit në Durrës, procedim dhe tre personave

Gjobë të majme subjektit në Durrës, procedim dhe tre personave

151
0
Shares

Procedohen penalisht 3 persona në Durrës, për zbatim të tokës publike pa leje.

Policia e Durrësit ka ushtruar kontrolle në zonën bregdetare, në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mjedisit dhe Territorit (IKMT), ku janë evidentuar në fshatin Rinia, një rast i zaptimit të pronës publike dhe ndërtimit pa leje.

“Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me IKMT-në, në fshatin Rinia, kanë konstatuar një ndërtim të paligjshëm (rikonstruksion të lëvizshëm), në një sipërfaqe toke, pronë publike plazh.” – njofton policia e Durrësit.

Pas aksionit janë proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. Sh., 28 vjeç, A. M., 41 vjeç dhe A. M., 31 vjeç.

Gjithashtu, në bashkëpunim me IKMT-në, u shemb objekti i ndërtuar pa leje dhe u vendos masë administrative 20 milionë lekë të vjetra.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY