Denoncimi i Kellicit: Rama po falimenton bizneset ne Durres

Denoncimi i Kellicit: Rama po falimenton bizneset ne Durres

68
0
Shares

Kreu i FRPD Belind Këlliçi denoncon situaten e rende te biznesit ne Durrës, ndersa qeveria ka nise aksion me gjoba. Misioni i këtij sekti mafioz është shpopullimi i gjithë Shqipërisë dhe largimi i çdo njeriu që punon në mënyrë të ndershme, thote Kellici ne nje postim ne rrjetet sociale.

“Në Durrësin e tërmetit, pandemisë, lungomares së shkatërruar dhe mungesës së turizmit po ndodh një krim edhe më i madh!

Me dhjetëra gjoba mbi 10 milionë lekë janë vendosur mbi bizneset duke e rënduar akoma edhe më shumë situatën ekonomike të qytetarëve. Këta nuk janë njerëz! Ky është një veprim kriminal që bëhet me qëllimin e vetëm për t’ia shuar shpresën njerëzve se ky vend do të bëhet. Misioni i këtij sekti mafioz është shpopullimi i gjithë Shqipërisë dhe largimi i çdo njeriu që punon në mënyrë të ndershme.

Me çfarë llogjike vendosen këto gjoba kur vendi është në kufirin e skamjes, kur njerëzit po punojnë vetëm për bukën e gojës, kur njerëzit po punojnë sot për nesër, vetëm sa për të mbijetuar? Kush ka një logjikë racionale e normale për te shpjeguar kë sjellje kriminale të qeverisë ndaj biznesit?!”, deklaron Kellici.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY