IKMT ndëshkon me gjobë dhe Bashkitë, shkak ndotja e lumit Shkumbin

IKMT ndëshkon me gjobë dhe Bashkitë, shkak ndotja e lumit Shkumbin

129
0
Shares

IKMT ka gjobitur me 2 milionë lekë Bashkinë e Rrogozhinës, për shkak se mbetjet derdheshin në lumin Shkumbin.

Kjo masë ndëshkimore u mor pas verifikime të kryera në shtratin e lumit Shkumbin, ku është vërejtur një situatë e rënduar mjedisore si pasojë e mbetjeve urbane të depozituara pa kriter. Në kushtet kur Bashkia Rrogozhinë, edhe pas njoftimeve e kërkesave për marrje masash, nuk ka kryer veprime konkrete për pastrimin e territorit, IKMT e gjobiti.

Pak javë më parë, përgjatë kontrolleve në territor u konstatuan hedhje të mbetjeve urbane në territorin e bashkisë Rrogozhinë, në fshatin Zall, pranë bregut të lumit Shkumbin. Subjekti i pastrimit u konstatua se mbetjet i depozitonte në lumin Shkumbin. IKMT mori masë administrative ndaj Kompanisë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY