VIDEO/Komenti i Veliajt që shkaktoi zemërim të fortë: ‘Çunat shqiptarë janë zdromsa...

VIDEO/Komenti i Veliajt që shkaktoi zemërim të fortë: ‘Çunat shqiptarë janë zdromsa komplet’

524
0
Shares

I ftuar në episodin hapës të sezonit të ri të “Pop Culture”, disa kohe me pare, Erion  Veliaj kaloi ngadalë në dallimet mes djemve dhe vajzave në Shqipëri.

Ne fjalen e tij, Veliaj i shante djemte shqiptare, duke perdorur dhe nje fjale, te cilen shume faqe ne rrjetet sociale e kane ripublikuar dhe u ka shkaktuar reagime te forta.

Videoja u postua edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e tij në Facebook. “Lal Plehu dhe konsideratat e tij….! sb” shkruan Berisha.

Veliaj thoshte:

Tipikisht, vajzat në shqipëri janë shumë të ftilluara, çunat shqiptarë janë zdromsa [sic] komplet. Meshkujt, ngaqë llastohen shumë të vegjël, bëhen shumë më të pazotë se femrat. Shih kafenetë e Tiranës në mëngjes dhe do të shohësh vetëm çuna, të varur nëpër karrige. Dhe thua me vete, ‘ti sa je zgjuar nga gjumi, pse po çlodhesh? Dita sa ka filluar’.

Gocat shqiptare janë shumë ndryshe, janë shumë të ftilluara. Ndoshta i ka bërë jeta, ndoshta ngaqë merren më tepër me familjen. Unë e shoh në punë. Janë besnike, të përkushtuara, i bëjnë gjërat me pasion…

Lal Plehu dhe konsideratat e tij….! sb

Publiée par Sali Berisha sur Jeudi 18 juin 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY