Rasti i parë në Lezhë pas disa muajsh qetësi, infektohet me koronavirus...

Rasti i parë në Lezhë pas disa muajsh qetësi, infektohet me koronavirus polici i burgut të Shënkollit

133
0
Shares

Koronavirusi është rikthyer sërish në Lezhë dhe pse pas dy muajsh qetesi. Para rreth një jave dolën pozitiv me COVID-19 një grua se bashku me fëmijën e saj 7 vjeç, sipas epidemiologëve lezhjanë, infeksionin e kishin marrë në Pukë në një tubim familjar.

Sot në Lezhë ka dalë një person tjetër pozitiv. Bëhet fjale për një polic që shërben në burgun e Shënkollit.

Sipas epidemiologeve dyshohet se polici në fjalë është infektuar nga i biri, i cili është kthyer para disa kohësh nga Italia. Ai është testuar dy herë dhe në testin e dytë ka dalë pozitiv.

Vala e parë e infeksionit COVID-19 në Lezhë ka prekur 14 persona, fatmiresisht të gjithë në gjendje të mirë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY