Rama ‘nxjerr kokën’ për reformën zgjedhore, del kundër koalicioneve: Është një deputete...

Rama ‘nxjerr kokën’ për reformën zgjedhore, del kundër koalicioneve: Është një deputete këtu që s’ka votuar as veten…

252
0
Shares

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit u shpreh se listat e hapura nuk janë zgjidhje dhe nuk kanë për të sjellë cilësi në vend.

Duke bërë ironi në sallën e kuvendit, Rama tha se aty ishte një deputet që e vërteton më mirë faktin se koalicionet parazgjedhore nuk duhen.

Është një deputet këtu që është shembulli më i mirë se pse koalicionet nuk duhet të jenë më, është një deputet që nuk ka votuar as për veten e vetë, ka ardhur këtu deputet i PD-së, ka bërë fushatë për mua dhe më pas ka dalë ka mbështetur LSI-në’, tha Rama në sallën e kuvendit.

Të gjitha gratë dhe vajzat që janë këtu janë nga listat e mbyllura. Transformimi i madh në përmbajtje të Parlamentit, balancimi gjinor është nga listat e mbyllura.

As nuk mund të na impononi gjë, as mos na kërcënoni, mos u bëni se ata që ikën se me kërcënime dhe shantazhe PS e tundoni t’ju tregojë sa të vegjël jeni. Ne jemi gati të gjejmë një zgjidhje në shqip, jo në anglisht si përfaqësues të partive politike”, tha Rama.

Një grup deputetësh me në krye Myslim Murrizin, kanë bërë disa propozime ku kërkojnë ndryshimin e Kushtetutës dhe ndalimin e koalicioneve zgjedhore. Por sot Rama e tregoi se ishte pikërisht ai organizatori i kësaj lëvizje gjoja opozitare në kuvendin të cilin Rama e komandon siç do vetë.

Gjithashtu Rama theksoi se vota e diasporës nuk është harruar, ndërsa shtoi se është një proces që kërkon kohë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY