VIDEO/Rama nga Kuvendi: FAKT! Shqipëria sot ka një bilanc pozitiv në luftën...

VIDEO/Rama nga Kuvendi: FAKT! Shqipëria sot ka një bilanc pozitiv në luftën me krimin!

133
0
Shares

Në seancën e sotme plenare, duke iu përgjigjur komenteve të deputetit Halit Valteri rreth situatës së kriminalitetit në vend, kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria dje, nuk mund të krahasohet me Shqipërinë e viteve të fundit.

Po ashtu, Rama u shpreh se partia që ai drejton është sulmuar dhe është përbaltur “në mënyrë të shfrenuar” pasi ka qenë forca që, sipas tij, i ka dhënë vendit për afro 7 vite një qeveri që e ka zhvilluar luftën ndaj krimit si asnjë herë më parë.

Doni s’doni ju dhe të gjithë atë që flasin si ju, s’ka asnjë krahasim të mundshëm mes Shqipërisë sot dhe Shqipërisë dje. Jo dje 100 vite më parë, por dje 5-6 vite më parë. PS është sulmuar dhe është përbaltur në mënyrë të shfrenuar nga një strategji politike kriminalizuese, dhe e dini pse? Sepse ka qenë forca që i ka dhënë këtij vendi për afër 7 vite sot qeveri që e kanë zhvilluar luftën me krimin si asnjë herë më parë. Është fakt i njohur, jo opinion që kush e lufton seriozisht krimin, akuzohet për të kundërtën. Kush përballet me krimin merr baltë dhe goditje pikërisht si bashkëpunëtor i krimit. Kjo është e njohur botërisht. Nuk është opinion, por fakt që Shqipëria sot ka një bilanc pozitiv në luftën me krimin.”, tha Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1116643878710593/

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY