Problemet me pasurinë dhe figurën, merret vendimi final për Fatmira Hajdarin

Problemet me pasurinë dhe figurën, merret vendimi final për Fatmira Hajdarin

149
0
Shares

KPK ka dhënë vendimin për Fatmira Hajdarin, e cila është gjyqtare pranë Apelit në Tiranës.

KPK ka vendosur shkarkimin e Hajdarit nga sistemi i drejtësisë për të paktën 15 vite. Avokati i zonjës Hajdari, Maks Haxhia e cilësoi vendimin të paligjshëm.

“Nuk ishte aspak i ligjshëm. E patë vetë sesi nuk morën asnjë kërkesë.”

Vendimi erdhi tre ditë pas seancës dëgjimore, ku Fatmira Hajdarit ju konstatuan probleme me pasurinë por dhe fshehja e refuzimit të vizës nga Ambasada amerikane.

Probleme me pasurine-  Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Në raportin që ILDKPI kishte bërë në KPK Hajdari kishte kryer deklarim të pastër dhe nuk rezultonte me konflikt interesi. Por nga hetimi i KPK rezultonte se Hajdari nuk kishte deklaruar 887 m2 truall ne 2013, ndërsa në 2015 ishin ndërtuar e njësi shërbimi, 12 apartamente tek Vilat gjermane me një vlerë mbi 207 mije euro. Po keshtu KPK konstatoi se nuk eshte deklaruar dhe investimi në një godinë 5 katëshe dhe te nje objekti 10 katesh. Kjo e fundit ishte regjistruar ne emer te familjarëve.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY