Si e sheh Gjermania takimin e 27 qershorit Kosove-Serbi ne Washington

Si e sheh Gjermania takimin e 27 qershorit Kosove-Serbi ne Washington

70
0
Shares

Te henen (15 qershor 2020), i ngarkuari i Presidentit amerikan për dialogun Serbi-Kosovë, Richard Grenell, befasoi me njoftimin se më 27 qershor do të ketë një takim mes palëve në Uashington. Shumë ekspertë janë të mendimit se Grenell po konkurron në mënyrë të drejtpëdrejtë  me të ngarkuarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak.

E pyetur nga Deutsche Welle, qeveria gjermane, e cila më 1 korrik merr në dorë për gjashtë muaj timonin e BE-së, preferoi ta shihte në një dritë më pozitive se shumë vëzhgues këtë nismë të re të Grenellit: ”Ne i pershendesim te gjitha aktivitetet qe afrojnë Beogadin dhe Prishtinen dhe që japin një impuls te ri për  zgjidhjen e konfliktit”, tha Christofer Burger, zëvendëszëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë. Por ai nuk harroi të kujtonte se edhe Gjermania me partnerë të tjerë nga BE-ja, po përpiqet të arrijë një zgjidhje mes palëve. “Edhe në të kaluarën SHBA dhe BE kanë arritur suksese vetëm kur kanë punuar së bashku”, kujtoi Burger, duke theksuar edhe një herë mbështetjen e Gjermanisë për të ngarkuarin e BE-së me dialogun, Miroslav Lajçak.”

No dirty deals! 

Atë që e shprehu tërthorazi Ministria e Jashtme, e tha pa doreza, disa orë më pas në Bundestagun gjerman, Peter Beyer. Deputeti kristjandemokrat është prej mbi 10 vjetësh njohës i Ballkanit Perëndimor, raportues për Kosovën dhe Serbinë si në Bundestag ashtu edhe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe, veç të tjerash, i ngarkuari i qeverisë gjermane për marrëdhëniet transatlantike.

Fjala e Beyerit përmbante dy thirrje të cilat ai i transmetoi jo pa pasion:

Së pari në drejtim të kryeministri të ri, Avdulla Hoti, që të mos pranojë marrëveshje të fshehta. “Do your homework!”, bëni detyrat e shtëpisë, tha ai. Dhe mos pranoni “dirty deals” marrëveshje të pista, për shfuqizimin e Gjykatës Speciale dhe Prokurorit Special.

Thirrjet e Beyerit kishin të bënin pikërisht me takimin e paralajmëruar nga Richard Grenell për datën 27 qershor. Në këtë kontekst, ai i bëri thirrje administratës amerikane të ftonte aty edhe të ngarkuarin e BE-së, Miroslav Lajçak. “Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në 27 qershor, por ajo që dimë ne është se BE nuk do të jetë aty.  Prandaj, unë kërkoj nga SHBA që të ftojnë në Uashington edhe të ngarkuarin e BE-së Miroslav Lajçak.”

Beyer-i ushtroi ndër të tjera kritikë të ashpër ndaj të ngarkuarit të presidentit Trump, Richard Grenell, edhe për siç e quajti ai “betejën e hapur që zhvillon në Twitter me BE”, duke thënë se BE nuk ka liberalizuar vizat me Kosovën. Beyer e quajti “blanker Unsinn” (shqip: budallallëk me brirë”) dhe shtroi një pyetje retorike: Mos vallë i kanë hequr SHBA-të vizat ndaj shtetasve të Kosovës? Beyer tha se liberalizimi i vizave do të ndodhë së shpejti, ndërsa serbët kanë kohë që udhëtojnë pa viza.

Në qarqet qeveritare nga Berlini nuk duket se liberalizimi i vizave është aq i afërt. Për këtë ende nuk është arritur një konsensus, jo vetëm në Bashkimin Evropian, por as edhe në Gjermani, siç raportojnë burime nga Berlini për DW shqip. Megjithatë lobimi për heqjen e vizave për Kosovën është shumë i madh, si brenda qeverisë gjermane, ashtu edhe në zonën Schengen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY