Prokuroria për krime të rënda zbardh rolet e të arrestuarve në zonën e Vlorës, ku u gjetën dhe sekuestruar 23 ton hashash dhe rreth 10 mijë rrënje kanabis.
Sipas akuzës, të arrestuarit Shkëlqim Koçiaj, Taulant Haxhiraj dhe Arjan Hasani, janë personat që kanë marrë përsipër gjetjen e truallit, punëtorëve, ngritjen e infrastrukturës në zona të thella dhe më pas mbjelljen, kujdesin dhe më pas prerjen e tharjen e kanabis sativës në zonën e tre fshatrave të lumit të Vlorës.
Koçiaj, Haxhiraj dhe Hasani përveç se kanë mbjellë kanabis në zona të caktuara të fshatrave Vezhdanisht, Treblovë, Vranisht dhe Sevaster mbanin kontakte të vazhdueshme me oficerin e shpallur në kërkim Eraldo Avduli. Për çdo problem në parcelat e hashashit, tre të dyshuarit njoftonin Avdulin, i cili kishte marrë përsipër veç mosndërhyrjen e policisë në parcelat e tyre, por edhe financimin për ngritjen e këtyre parcelave të mëdha dhe kapanoneve për tharjen e hashashit.
Nga hetimet paraprake,thuhet në dosjen e prokurorisë, dyshohet se efektivi Avduli ka lidhje me personat të tjerë, të njohur në zonën e Vlorës për kultivimin dhe tregimin e drogave të forta. Çka kanë lindur dyshimet se Avduli është bashkë-ortak në biznesin e kultivimit të hashashit në zonën e fshatrave Vezhdanisht, Treblovë dhe Vranisht. Sipas akuzës, po punohet për të zbardhur me detaje të gjithë rolet e këtij grupi të strukturuar kriminal, të cilët veç kultivimit merret edhe me trafikimin e drogave drejt Greqisë e Italisë me mjete lundruese. Ndërkohë të arrestuarit e tjerë të kësaj dosje, Xhovalin Baco dhe Klajdi Imeri merreshin me transportin e punëtorëve në parcelat e hashashit ndërsa 60-vjeçari Albert Aliaj ishte punëtor si shumë të tjerë që punonin në parcelë kundrejt 2000 lekëve ditën.
ABC News ka mësuar se hetimi i kësaj dosje, ka nisur në korrik të këtij viti, pas dorëzimit në prokurori të raporti voluminoz nga Shërbimi Informativë Shtetërore. Raport ku identifikohen zona të caktuara të kultivimit me hashash dhe implikimi i zyrtarëve të lartë të policisë së shtetit dhe punonjës të administratës publike në këtë veprimtari kriminale. Sipas materialeve të SHISH që kanë mjaftuar për prokurorin të nis hetimet, thuhet se gjatë muajit prill-maj të këtij viti në kuadër të grupit të strukturuar kriminal disa individë, emrat e të cilëve tashmë janë bërë publike dhe disa të tjerë që po vazhdojnë hetimet, kanë siguruar sipërfaqe toke, pyll, kullota e tokë në pronësi shtet e privat si dhe kanë marr toka me qira për kultivimin e kanabisit. Duke armatosur edhe individë të ndryshëm për ruajtjen e tyre, deri në momentin e ndërhyrjes nga prokuroria dhe policia e dërguar nga Tirana./ABCNews/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/