Pyetjet qe duhet te marrin pergjigje nga SPAK per kompanine e plehrave...

Pyetjet qe duhet te marrin pergjigje nga SPAK per kompanine e plehrave ne Tirane

94
0
Shares

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa pyet ne kontekstin e aferes se pastrimit te parave  te mafies ne Tirane: Pse Veliaj paguan me miliona euro nga taksat tona kompaninë “Eco Tirana” kur nuk përmbush kontraten?!

“Veliaj vazhdon të hesht për aferen e pastrimit të parave të pista të mafias italiane nëpërmjet kompanisë “Eco Tirana” sh.a .
Eco Tirana nuk ka përmbushur asnjë nga kushtet e kontratës edhe përsëri vazhdon të marr paratë e qytetarëve të Tiranës”, thote Zhupa.

Ajo konstaton se nje vezhgim i thjeshtë na tregon së asgjë nuk është realizuar nga projekti i diferencimit të mbetjeve në burim, koshave të rinj, teknologjise së re të përpunimit sipas kontrates nuk është bërë!!!  Në fund të 2017 do e kishim në gjithë Tiranën, kosha të diferencuar dhe diferencimin e mbetjeve në burim.

“Sot jo vetëm që nuk është përhapur në gjithë Tiranën siç ishte parashikuar dhe premtuar por edhe në zonën 1 ku Bashkia Tiranë vendosi kosha për diferencim mbetjesh me propagande të madhe kanë dështuar. Mbledhja e mbetjeve nga makinat e kompanisë“Eco Tirana”  bëhet e përbashket në një makinë edhe e koshave blu dhe ato jeshil, që do të thotë diferencimi i mbetjeve ka dështuar”, deklaron zedhenesja e PD.

“Pse Veliaj paguan me miliona euro nga taksat tona kompaninë “Eco Tirana” kur nuk përmbush kontraten?! A është qëllimi i “Eco Tirana” pastrimi i parave të pista të mafias italiane? A është pastrimi i Tiranës thjeshtë një fasadë ndaj edhe nuk kryhet asgjë dhe përsëri nuk penalizohet? A janë duke u zhvatur qytetarët e Tiranës vetem për ti shërbyer interesave mafioze të Veliaj dhe ortakeve të tij italiane?”, keto jane puetjet qe sipas Zhupes SPAK duhet te jape nje pergjigje. /DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY