Dy sanitare nga materniteti i Vlorës kanë dalë pozitive me koronavirus, përkatësisht dy motra duke cuar ne mbylljen e klinikes. Nderkohe djali i nje prej motrave eshte infermier ne urgjencen e qytetit, cfare ve ne rrezik edhe urgjencen.
Dy sanitaret së bashku me djalin janë vetëizoluar, ndërsa një ditë më parë dolën pozitivë edhe dy pacientë në repartin e patologjisë. Ndërkohë 2 pacientë të tjerë janë transportuar sot për të marrë trajtim në spitalin e kryeqytetit.
Në përditësimin e sotëm, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 7 persona kanë rezultuar me koronavirus në Vlorë. Ndërkohë, po në këtë qytet, totali i rasteve aktive ka mbërritur në 28. /DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/