Ish-deputeti zbulon ‘strategjinë’ e qeverisë që nga fillimi i epidemisë: Mos testo...

Ish-deputeti zbulon ‘strategjinë’ e qeverisë që nga fillimi i epidemisë: Mos testo që të mos “kesh” raste të reja

114
0
Shares

Ish-deputeti Tritan Shehu ka zbuluar strategjine e autoriteteve shendetesore  per zbulimin e rasteve te reja me koronavirus. Sipas tij, qeveria dhe ministria  qe ne fillim te epidemise e ne vazhdim kane patur strategjine: per te “ulur” numrin e rasteve te reja ul numrin e testimeve.

Ish-deputeti veren se vazhdon nderkohe heshtja per sasine, llojin e rezultatin e testimeve ne institucionet shendetesore, qe jane vatrat me te nxehta.

Ne Tirane, thekson ish-deputeti, qe eshte zona me e prekur me afer 1 milion banore kur aktualisht do te duheshin me mijera testime, ne 24 oreshin e fundit u realizuan vetem 43 te para virologjike dhe u konstatuan 13 raste te reja, pra poziviteti reth 30%.

Por megjithe numrin shume te vogel te testimeve indekset zyrtare jane tejet negative: raporti te infektuarve rishtaz me te sheruarit eshte disa here me i larte per te paret, numri i shtrimeve ne rritje etj, elemente alarmante qe imponojne:
–Testime virologjike e imunologjike per te gjithe personelin e sistemit shendetesor si dhe ne popullesi per ata me temperature mbi 37,5 nen rekomandimin e mjekut te familjes.
Pa dyshim kjo kerkon liberalizimin e kontrolluar te procedurave duke mobilizuar te gjitha kapacitetet laboratorike te vendit, gje qe tashme me kaq vonese, por akoma me belbezime, po e pohon edhe dikush brenda atij Komiteti”,-shprehet Shehu.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY