Burg për kërcënuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve

Burg për kërcënuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve

111
0
Shares

Dënohet me 10 muaj burg Muharrem Zelija i arrestuar në shkurt të këtij viti për kërcënimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili.

Vendimi u dha nga gjyqtari Artan Gjermeni.

Ndalimi i Zelijës nga policia u bë tre muaj pasi ai i kishte  dërguar në orët e vona të natës një mesazh Ismailit, ku i shkruante: “Të kemi çuar fjalë me njerëz dhe duhet të tërhiqesh, ndryshe ke për ta pësuar keq ti dhe familja jote. S’keni ku të fshiheni.”

Identifikimi i personit në fjalë është bërë i mundur përmes numrit të IMEI-t të celularit, duke qenë se kartën me të cilën Muharrem Zilja, ka kërcënuar Ismailin e ka hedhur dhe në të njëjtin celular ka vendosur numrin tjetër të gruas.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY