Operatorët e transportit publik sërish në protestë, policia ndërhyn për t’i shpërndarë,...

Operatorët e transportit publik sërish në protestë, policia ndërhyn për t’i shpërndarë, parullat e veçanta me ‘Turin’

132
0
Shares

Operatorët e Transportit Publik vazhdojnë dhe sot protestën para Ministrisë së Financave, ndersa ende nuk dihet nese javes tjeter ata do te fillojne sherbimet e tyre rutine.

“Është i keq informuar për Transportin Publik. Ne na duhen paratë të mbajmë familjen. Po rezistojmë nga e keqa. Më mirë kemi COVID-19 sesa të vazhdojmë kështu. Sa të shkojmë në shtëpi duhen para”, u shpreh një nga operatorët e Transportit Publik.

“Do të organizohemi çdo ditë, çfarë do të bëjmë muajt e tjerë. Me çfarë do të mbajmë familjen”, u shpreh një nga protestuesit.

Ndërsa një tjetër protestues i revoltuar u shpreh se nuk ka asnjë zgjidhje.

Ndërkohë që pavarësisht protestës, protestuesit vazhdojnë të marrin paralajmërime për grumbullim të paligjshëm. Uniformat blu i kane shperndare perfaqesuesit, pasi dhe situata u tensionua mjaft, por ajo qe dihet eshte se dikush nga operaratoret ka dorezuar kerkesen e tyre brenda ministrise.

Ndërsa parulla më e famshme e maturantëve ishte “Çfarë bëri Turi se na iku truri” për të treguar absurditetin dhe pakorrektësinë e altrnativave që duhet të zgjidhnin, edhe shoferët e transportit publik e përdorën këtë personazh.

Në parrullat e tyre mudn të lexoje: “Edhe Turi le ta di, pa transport nuk ka qetësi”, apo “Babi i Turit është shofer autobusi”, “A do bëhet turi shofer autobusi?!” “Edhe Turi e do transportin publik”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY