Publikohet formulari i kompesimit per ndeshkimet ne Greqi

Publikohet formulari i kompesimit per ndeshkimet ne Greqi

222
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka lajmeruar sot se eshte miratuar kompesimi i qytetareve shqiptare te gjobitur ne Greqi per shkak te kalimit te afatit te qendrimit atje si shkak i mbylljes se vendit nga koronavirusi.

”TË GJITHË QYTETARËT QË DISPONOJNË DOKUMENTIN E PAGESËS SË GJOBËS SË AUTORITETEVE GREKE PËR SHKAK TË KALIMIT TË AFATIT TË QËNDRIMIT NË GREQI, JANË TË LUTUR TË APLIKOJNË PËR RIMBURSIMIN:

https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1410/njoftim-per-rimbursimin-e-gjobave-te-vendosura-shtetasve-shqiptare-jashte-republikes-se-shqiperise-si-pasoje-e-situates-se-shkaktuar-nga-covid-19

*Si rezultat i mirëkuptimit të qeverisë greke dhe angazhimit personal të kryeministrit Mitzotakis, shqiptarët me leje të përkohshme qëndrimi nuk u penalizuan masivisht për shkeljen e pavullnetshme të afateve.

Por sidoqoftë është verifikuar një numër i kufizuar rastesh kur janë vendosur gjoba dhe SIÇ JAM ZOTUAR ATO DO TË RIMBURSOHEN NGA SHTETI SHQIPTAR” shkruan Rama.
Nderkohe Tatimet kane publikuar formularin e aplikkit per kompesim nderkohe qe kompesimi do te behet per periudhen 10 mars-10 qershor.

Çdo individ, shtetas shqiptar, që është gjobitur nga autoritet ndërkombëtare, për arsyen e mësipërme, duhet të disponojë:

  • dokumentin që vërteton marrjen e gjobës,
  • çdo dokument që vërteton kryerjen e pagesës së saj, si edhe
  • të dhënat individuale të llogarisë bankare (të tilla si: emër banke dhe IBAN).
  • individët duhet të dorëzojnë dhe një numër kontakti personal.

Dokumentet e mësipërme, të përkthyera dhe noterizuara, duhet të dorëzohen pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëpëmjet shërbimit postar (apo në kutinë postare pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve).

Për çdo pyetje apo paqartësi ju lutem kontaktoni në numrin 0800 0002 (nga e Hëna në të Premte, orari: 08.30-17.00).

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fton të gjithë individët e interesuar që, për të siguruar një rimbursim të shpejtë dhe për të evituar vonesat në këtë proces, të dorëzojnë sa më parë dokumentat e sakta, sipas kërkesave si më sipër cituar.”, thuhet ne njoftimin e Tatimeve.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY