Afera e pastrimit të parave të Ndragheta-s, pse Bashkia shton tarifat e...

Afera e pastrimit të parave të Ndragheta-s, pse Bashkia shton tarifat e pastrimit

110
0
Shares

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa tha se shtimi i tarifës së pastrimit për qytetarët dhe bizneset, eshte bere me qellim qe Veliaj dhe ortaket e tij te perfitojnë me shume.

“Qytetarët edhe bizneset e Tiranës do paguajnë më shumë tarifë pastrimi ndërkohë që Veliaj, me Eco Tirana, Eco Recycling dhe Integrated Energy BV SPV do përfitojnë më shumë.

Në vend që të kishin nisur hetimet nga SPAK dhe drejtësia shqiptare për aferën e pastrimit të parave të pista të mafias italiane me Eco Tirana, për aferën e inceneratorëve të Tiranës, rriten me shumë kostot për qytetarët.

Rritja e tarifës së pastrimit për familjet dhe bizneset në Bashkinë Tiranë reflektohet qartë si shkak i keqmenaxhimit dhe abuzimit që është bërë nga kompanitë e krijuara dhe të kontraktuara nga Veliaj.

Eco Tirana paguhet për të diferencuar mbetjet por ajo se bën këtë gjë, nga ana tjeter incenetarori pranon mbetjet e padiferencuara edhe vendos cmimet e veta abuzive për pranimin e tyre.

Një situatë të tillë abuzimi me paratë tona, duke bërë ndërthurrje kompanish që nuk mbajnë përgjegjësi dhe nuk bëjnë shërbimin e kontraktuar, vetëm Erion Veliaj mund ta bënte”, thote zedhensja e PD, Ina Zhupa. /DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY