Tabaku publikon tabelat që faktojnë rritjen e taksave: Skema ku bizneset paguajnë...

Tabaku publikon tabelat që faktojnë rritjen e taksave: Skema ku bizneset paguajnë për oligarkët

95
0
Shares

Jorida Tabaku publikon tabelat ku deshmohet rritja e taksave per biznesin. Sipas ish-deputetes, për biznesin e madh tarifa Zoto është rritur mesatarisht me 15%, po aq është rritur dhe për biznesin e vogël nga 2-8 mln lekë nderkohë që për mikrobizneset (0-2 mln lekë) kjo tarifë është rritur me 64%.

Shembujt e sjellë në foton më poshtë marrin tre biznese të ndryshme. I pari paguan në 2020 10% më shumë taksa se në 2019, I dyti (një biznes I vogël) paguan një taksë 24% më të shtrenjtë (thuajse 4 mijë lekë më shumë) se sa vitin e shkuar ndërkohë që biznesi i tretë paguan një tarifë pastrimit 13% më të lartë se sa vjet.

“Tarifa e inceneratorëve që paguan çdo qytetar dhe çdo sipërmarrës është prova e radhës. Prova se si një aferë korruptive ka zhvatur buxhetin e shtetit dhe po zhvat xhepat e shqiptarëve. Pra, kur Ramavirusi ju premton ulje taksash ai po ju përgatit një skemë ku do të paguani oligarkët e tij. Qytetarët nga taksat e tarifat paguajnë 51 mijë euro në ditë pronarëve të inceneratorit”,-shkruan ish-deputetja.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY