Vendimi për Malajn, PD kallëzon penalisht 5 anëtarët e KQZ-së

Vendimi për Malajn, PD kallëzon penalisht 5 anëtarët e KQZ-së

111
0
Shares

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit te KQZ lidhur me kryebashkiakun e Matit.

PD nepermjet Clirim Gjatës, shprehet se vendimi i KQZ në ikje për të mos shkarkuar kryebashkiakun ilegjtim të Matit provon aleancën e Edi Ramës me krimin.

Gjithashtu, sekretari per çështjet ligjore, paralajmeron se PD do ta ankimojë këtë vendim politik dhe të paligjshem.

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata deklaroi sot se selia blu do të kallëzojë penalisht të 5 anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mes tyre edhe kryetarin e zgjedhur nga opozita, Klement Zgurin, i cili votoi për konfirminin në detyrë të kryebashkiakut të Matit.

“Ligji është shumë i qartë. Agron Malaj është dënuar me burgim për armëmbajtje pa leje. Ligji i dekriminalizimit e ndalon përjetë që ai të kandidojë apo të zgjidhet në një funksion publik.

Neni 2 i ligjit të dekriminalizimit parashikon se nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen kryetarë bashkie personat, të cilët janë dënuar me burgim me vendim të formës së prerë, brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për kryerjen e veprimeve apo mosveprimeve që përbëjnë vepër penale, sipas nenit 278 paragrafi i pestë i Kodit Penal, pra për mbajtjen e armëve në mjedise publike pa lejen e organeve kompetente shtetërore. Për dënimin për këtë vepër penale, ndalimi sipas nenit 4 të ligjit është përjetë. Agron Malaj është dënuar për këtë krim.

Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të kishte vendosur për mbarimin e menjëhershëm të mandatit të tij, por iu nënshtrua urdhrave politikë, duke shpërdoruar detyrën dhe besimin e qytetarëve. Për këtë arsye, Partia Demokratike do të kallëzojë penalisht 5 anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shpërdorim të detyrës dhe do të ankimojë në gjykatë vendimin e paligjshëm të KQZ-së.

Vendimi i sotëm provon qartë se Edi Rama nuk e ka dashur kurrë dekriminalizimin, pasi krimi është aleati i vetëm për pushtetin e tij thellësisht të korruptuar dhe të kalbur nga bashkëqeverisja me krimin.

Rasti i Agron Malajt dëshmon edhe njëherë se Edi Rama ka marrë në mbrojtje krimin, duke e promovuar në politikëe dhe në administratën publike, pasi me krimin e ka më të lehtë të vjedhë taksat dhe pasuritë e shqiptarëve dhe t;I rrënojë ata ekonomikisht”,-shprehet ai ne deklaraten e tij.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY