PDIU ka reaguar fprt për djegien e flamurit shqiptar në Sarandë nga minoritari grek Manolis Vitos duke ftuar SPAK të hetojë aktin e rëndë.
PDIU kërkon reagimin e autoriteteve për këto dy ngjarja të rënda.
“Djegia e flamurit kombëtar të Shqipërisë nga ekstremistë greke dhe lajmi për krijimin e një formacioni ushtarak për aneksimin e jugut janë ngjarje të rënda e vepra penale të rënda dhe kërkojnë reagim zyrtar urgjent.
Ndërkoheë nga autoritetet shtetërore nuk ka asnjë prononcim për këto vepra të rënda që përdhosin simbolet kombëtare e cënojnë integritetin territorial të vendit”, shprehet PDIU.
PDIU drejton gishtin nga kryeministri, për të cilin thotë se kur i duheshin votat betohej se do ngrinte zërin për Çamërinë, kurse sot hesht përballë shovinizmit fqinj teksa i ka plotësuar çdo kërkesë.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/