Maqedonia e Veriut, shpallet gjendja e re e jashtëzakonshme për shkak të...

Maqedonia e Veriut, shpallet gjendja e re e jashtëzakonshme për shkak të Covid-19

189
0
Shares

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, njoftoi se ka marrë vendim për shpalljen e gjendjes së re të jashtëzakonshme në territorin e të gjithë vendit, që do të zgjasë tetë ditë duke filluar nga sot.

Sonte kam marrë një vendim të ri për të përcaktuar ekzistencën e një gjendje të jashtëzakonshme në territorin e të gjithë vendit. Vendimi është marrë në bazë të nenit 125 dhe nenit 126 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas propozimit të paraqitur nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe zgjat tetë ditë, duke filluar nga 15 qershori i vitit 2020″, shkroi presidenti Pendarovski në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale.

Në njoftim, Pendarovski thotë se partitë politike kanë arritur marrëveshje për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 15 korrik 2020.

“Pres që ditët e gjendjes së jashtëzakonshme të përdoren vetëm për t’u miratuar vendimet dhe protokollet e nevojshme për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve, me theks në masat e mbrojtjes së shëndetit publik”, tha Pendarovski.

Vendimi vjen pasi Maqedonia e Veriut prej ditesh raporton raste mbi numrin 100 dhe nje numer te konsiderueshem viktimash nga koronavirusi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY