E FUNDIT/SPAK merr nën hetim ish-krybashkiakun socialist të Hasit, Adem Lala

E FUNDIT/SPAK merr nën hetim ish-krybashkiakun socialist të Hasit, Adem Lala

179
0
Shares

SPAK ka marrë nën hetim Ish-krybashkiakun e Hasit, Adem Lala, i dyshuar për korrupsion.

Prokuroria e Posaçme e ka thirrur Lalën me datë 18 Qershor për të dhënë deklarime në lidhje me dyshimet e ngritura ndaj tij.

Ish-kreybashkiakut të Hasit pritet ti komunikohet akuza nga Prokurorja Enkeleda Millonai.Ai dyshohet për privatizimin e një ndërtese në Has, procedurë  e cila më pas është anuluar.

Hetimi ka filluar fillimisht nga prokuroria e Kukësit dhe më pas është transferuar në SPAK.

Adem Lala është zyrtari i parë nga të zgjedhurit vendorë që merret i pandehur që nga krijimi i SPAK.

Adem Lala u zgjodh kryetar i bashkisë së Hasit në zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015.  Lala kandidoi nën siglën e koalicionit LSI-PS. Lala është profesion ish-ushtarak dhe ka mbajtur edhe dy mandate si kryetare komune në Golaj.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY