Sekuestrohen 32 mijë euro të padeklaruara në doganë, procedohet 50-vjeçari

Sekuestrohen 32 mijë euro të padeklaruara në doganë, procedohet 50-vjeçari

191
0
Shares

Policia Kufitare në Kapshticë parandalon një rast të tentativës për transfertë të parave në mënyrë të paligjshme, duke sekuestruar 32.000 euro të padeklaruara.

Blutë proceduan penalisht poseduesin e tyre, 50-vjeçari me inicialet V.M.

“Pas analizës së riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, shtetasit V. M., 50 vjeç, i cili u paraqit në dalje të Republikës së Shqipërisë si këmbësor, iu gjetën në çantën personale 32.000 euro të padeklaruara nga ana e tij, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale”njofton policia.

Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, të cilët i referuan materialet hetimore në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY