Takimi Kosove- Serbi me 27 qershor ne Shtepine e Bardhe

Takimi Kosove- Serbi me 27 qershor ne Shtepine e Bardhe

98
0
Shares
Ambasadori Richard Grenell dhe Presidenti amerikan Donald Trump

Richard Grenell i dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, tha se palët do të takohen më 27 qershor në Washington.

“Lajm i mirë! Kam marrë përkushtimin nga qeveritë e Kosovës dhe të Serbisë për të ndërprerë përkohësisht fushatën e tërheqjes së njohjeve dhe kërkesave për anëtarësim në organizata ndërkombëtar në mënyrë që të takohemi në Washington, në Shtëpinë e Bardhë në 27 qershor për diskutime rreth dialogut”, shkroi ai në rrjetin twitter.

Ai paralajmëroi se “nëse cilado secila palë mbetet e pakënaqur me diskutimet e 27 qershorit, do të kthehen në ‘status quo’ pasi të largohen nga Washingtoni. Siç kemi thënë vazhdimisht, së pari duhet të përparojmë në rritjen e ekonomive. Ky është përqendrimi. Pres me padurim këto diskutime”, shkroi ai.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, reagoi menjëherë duke shkruar se “udhëheqja dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara ka qenë gjithmonë vendimtare për të ardhmen përparimtare të Kosovës.

E mirëpres ftesën për rifillimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump dhe të dërguarit të posaçëm të tij, Richard Grenell”, shkroi ai.VOA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY