Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka reaguar pas një statusi të kryeministrit Edi Rama.
“Nga kazani i plehrave ku është zhytur, Rama nuk e fsheh dot të vërtetën. S’ka kapak ta mbulojë drogën e pesëfishuar dhe krimin që po qelb Shqipërinë. #Shqipëria më mirë pa Edi Ramën”, shkruan Basha në “Facebook”.
Ndërkohë, më herët Rama shkruante se, “LB nuk tha pse s’i votoi ligjet e drejtësisë, po rihapi menjëherë kapakun e shpifjeve për drogën sapo Guardia di Finanza e mbylli atë kazan!”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...