Rinisin zyrtarisht fluturimet nga Rinasi, por ka kufizime dhe përjashtime

Rinisin zyrtarisht fluturimet nga Rinasi, por ka kufizime dhe përjashtime

207
0
Shares

Tirana International Airport njofton se sot zyrtarisht kanë filluar fluturimet me BE dhe vendet jo anëtare të BE.

Fluturimet e para janë sot në drekë me Vjenën, Beogradin dhe Frankfurtin kurse në darkë vijohet me Athinën.

TIA paralajmëron se nuk lejohen nga Shqipëria të udhëtojnë jashtë, por vetëm rezidentët apo nënshtetasit në BE që janë bllokuar në Shqipëri.

NJOFTIMI I PLOTE

15.06.2020

Tirana International Airport njofton se sot rifillojnë fluturimet e mëposhtme:

🛬Austria Airlines – Fluturimi nga Vjena mbërrin në 14.20 dhe niset në 15.05
🛬Air Serbia – Fluturimi nga Beogradi mbërrin në 14.30 dhe niset në 15.00
🛬Air Albania – Fluturimi i riatdhesimit nga Frankfurti mbërrin në 18.15
🛬Aegean Airline – Fluturimi nga Athina mbërrin në 19.25 dhe niset në 20.05

Ju lutemi pasagjerëve që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.

Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet e sipërpërmendura.

Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU.

Situata ndryshon me orë, ndaj ju lutemi dhe për pak durim. Çdo njoftim i shtetit shqiptar në lidhje me çdo fluturim, do t’jua përcjellim menjëherë në faqet tona zyrtare.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY