Foto Ilustruese
Për familjen Dida në fshatin Pllan të Lezhës, kjo e premte ka qenë padyshim dita e tyre me fat. Ndonëse kanë qenë të gjithë në shtëpi pasditen e sotme, kanë mundur t’i shpëtojnë mrekullisht goditjes që shtëpia e tyre ka pësuar nga një copë shkëmbi që u shkëput nga mali.
Si pasojë e goditjes nga rrufeja, një copë e shkëmbit është shkëputur, dhe ka rënë mbi një pjesë të shtëpisë së tyre, duke shkaktuar dëme të mëdha.
Por fatmirësisht, familja e Gjon Didës në atë moment ndodhej në një pjesë tjetër të banesës duke shpëtuar nga shembja e shtëpisë e cila si pasojë e goditjes pësoi dëme të mëdha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/