Maturantët vijojnë në provim, del teza e Matematikës, Vokshi: Kush e nxorri?

Maturantët vijojnë në provim, del teza e Matematikës, Vokshi: Kush e nxorri?

158
0
Shares

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka publikuar në llogarinë e saj foto të tezës së provimit të Matematikës për maturën. Në një kohë që maturantët janë ende duke e dhënë këtë provim, duket se teza “ka rrjedhur” edhe pse nuk lejohen celularët gjatë zhvillimit të testit.

Vokshi ngre pyetjen se kush e ka nxjerrë ndërsa shton se mësuesve “ju hoqët celularët, ju shkruat emrin në çdo dërrasë të zezë dhe u detyruan që të firmosnin deklarata për pushim nga puna”.

Sipas Vokshit, përgjegjësia për keqmenaxhimin e situatës bie për Ministren e Arsimit, Besa Shahini.

“Thirri mësuesit në oborrin e shkollës, duke rrezikuar shëndetin e tyre për të bërë show me masat gjoja të forta antikopjim, u hoqi celularët, i detyroi të firmosin deklarata për pushim nga puna, në rast të shkeljes së rregullave dhe çfarë bëri? Asgjë! Turi mund t’ia kishte dalë mbanë kësaj situate më mirë sesa e dështuara Besa Shahini dhe shefi i saj Edi Rama”,-shprehet Vokshi.

Në postim shkruhet:

Kush e nxorri #testin e #matematikës?

Mësuesve ju hoqe celularët, jau shkrove emrin në cdo dërrasë të zezë, i detyrove të firmosnin deklatata për pushim nga puna… Përgjegjësia për keqmenaxhimin e situatës bije vec mbi ty.

#TëShkarkohetBesaShahini

Edhe #testin e #matematikës opozita e nxori?U tha me bujë të madhe nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, se testi i…

Publiée par Albana Vokshi sur Lundi 15 juin 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY