Edhe faza e dytë i lë pa shkollë, maturantët nesër sërish në...

Edhe faza e dytë i lë pa shkollë, maturantët nesër sërish në protestë

68
0
Shares

Pas ngritjes së studentëve në protestë pas fazës së parë të, përfaqësuesit e qeverisë u thanë, “Prisni të shihni fazën e dytë!”.
Tashmë që janë shpallur edhe fituesit e fazës së dytë sërish një pjesë e madhe e studentëve kanë mbetur pa fituar një universitet.
Në një njoftim të shpërndarë për mediat ata thonë se të shtunën paradite organizohet një protestë përpara Kryeministrisë me kërkesën e ndreqjes se menjëhershme të problematikës që ka lënë pa shkollë të lartë pjesën më të madhe të maturantëve të maturës 2015 – 2016.
“Duke shpresuar në mbulimin mediatik tuajin, urojmë që ju të bëheni zëri ynë deri në plotësimin e kërkesave tona”, thuhet në njoftim që bën edhe një konstatim të rëndësishëm.
“Për ne është shumë e rëndësishme kontakti i drejtpërdrejtë me ju edhe për shkak të disa përpjekjeve të qeverisë për të prishur dhe sabotuar protestën tonë”, thotë njoftimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY