VIDEO/ Nje tjeter ‘Floyd’ vritet ne SHBA nga policet

VIDEO/ Nje tjeter ‘Floyd’ vritet ne SHBA nga policet

190
0
Shares

Nje 27-vjeçar afro-amerikan, i quajtur Rayshard Brooks u vra nga policia e Atlantës gjatë arrestimit. Agjentët mbërritën në vendngjarje pasi morën një telefonatë nga ana e një restoranti për një person të dyshimtë që flinte në parking.

Personi ishte në gjendje të dehur dhe në momentin kur do i vendoseshin prangat u rebelua. Në videon e publikuar shihet 27 vjeçari Brooks që tenton të largohet nga efektivë duke i marrë njërit prej tyre armën paralizuese.

Në këtë momenti efektivët qëllojnë dhe ai merr 3 plumba mbrapa shpine. Vrasja shkaktoi revolta në Atlanta. Manifestuesit i vunë flakën fast foodit, ndërsa u përleshën me policinë. Shefja e policisë lokale Erika Shields njoftoi dorëheqjen.

Autoritetet i dolën në mbrojtje efektivit që qëlloi ndaj afro-amerikanit, duke thënë se para se t’a qëllonin ai ishte kthyer për t’i sulmuar me shokuesin elektrik. Ndërsa avokatët e viktimës thanë se vrasja ishte akt i tepruar. Protestat anti-racizëm vijojnë të jenë intensive në gjithë Shtetet e Bashkuara.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY