Te gjitha arrestimet qe u bene ne Tirane

Te gjitha arrestimet qe u bene ne Tirane

239
0
Shares

Kapen dhe ndalohen 2 persona të shpallur në kërkim kombëtar ne Tirane 24 oret e fundit ndersa arrestohen në flagrancë 5 shtetas,si dhe procedohet penalisht një shtetas tjetër.

Sherbimet e Komisariatit Nr.6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditên një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin Xh. Ç., 18 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas qarkullonte me mjet motorr me drejtues shtetasin E.S., dhe gjatë kontrollit fizik ju gjet dhe ju sekuestrua në cilësinë e provës materiale 16 gr lëndë narkotike e dyshuar cannabis sattiva. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi E.S., 22 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, shtetasin A. V., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë jashtë banesës së tij.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.C., 34 vjeç, pasi në rrugën “Frosina Plaku”, u kap në thyerje të masës së sigurise “Arrest në shtëpi”, dhënë nga Gjykata, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit:

-K. H., 32 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim ;

-A. Q (Ç)., 33 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

-D.J., 22 vjeç, pasi tek mbikalimi në Qafë Kashar, duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka aksidentuar këmbësorin Z.Z.,i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore

-A. L., 21 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse dhe në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY