“E PaBesa Shahini godet sërish maturantët“

“E PaBesa Shahini godet sërish maturantët“

194
0
Shares

Kreu i FRPD, Belind Kellici tha sot se Ministria e Arsimit hoqi dorë nga çdo detyrim themelor që ka ndaj maturantëve e sidomos ndaj maturantëve të këtij viti që u goditën nga një tezë idiote, për idiotësinë e të cilës u shprehën këto dy ditë një numër i madh ekspertësh, pedagogësh e mësuesish të indinjuar.

“Shparë përfundoi mbledhjen Komiteti i Maturës Shtetërore pranë Ministrisë së Arsimit. Ranë dakord për të zgjidhur hallin e tyre, jo të maturantëve. Ministria vendosi, në shkelje të ligjit e duke hequr dorë nga përgjegjësitë e veta, që rivlerësimin e provimeve do ta kryejë E NJËJTA QENDËR (QSHA) që ka hartuar tezën idiote. Pra merret me mend si do jetë rivlerësimi. Ministria po ashtu i lejoi kësaj qendre që TË PËRZGJEDHË AJO GRUPET E MËSUESVE QË DO TË RIVLERËSOJNË, duke shkelur ligjin dhe etikën, pasi mësuesit nuk janë në varësi të kësaj qendre por të Ministrisë dora vetë”, thote Kellici.

Kellici shpjegon se ne mbledhjen e Komitetit të Maturës që sapo përfundoi Ministria në mënyrë tinëzare, u koordinua madje edhe kur dhe si do dalin përgjigjet e pyetjeve (që duhej të kishin dalë me kohë) dhe ky koordinim u bë thjesht për të mbrojtur Ministrinë e jo për të lehtësuar dëmin që iu bë maturantëve, të cilëve u detyrohej para së gjithash një NDJESË TË MADHE PUBLIKE QË NUK UA KËRKOI KURRË.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY