Rritja e infektimeve, deshtoi strategjia e Rames, LSI kerkon hetime

Rritja e infektimeve, deshtoi strategjia e Rames, LSI kerkon hetime

130
0
Shares

Rritja e shpejte e infeksioneve ne te gjithe vendin ka hedhur ne ere strategjine e qeverise te izolimit pa teste.

Sekretari i Pergjithshem i LSI, Petrit Vasili ka kerkuar sot doereheqjen e Rames dhe nisjen e hetimeve nga SPAK.

”Rama veproi kundër shkencës me vullnet të plotë dhe në funksion të propagandës së tij politike personale. E gjithë popullata e rrezikuar nga ana shëndetësore është një akuzë për Edi Ramën.. SPAK të fillojë hetimin urgjentisht për Edi Ramën për veprimet e tija të paramenduara, që sollën dëmtimin e shëndetit të njerëzve”, deklaron Vasili.

Sot ka 57 raste te reja me COVID-19. Në pikun e pandemisë numri më i lartë ishte në 3 prill 27 raste.

‘Suksesi madhështor’ i Edi Rames pas izolimit idiot 2 muaj e gjysmë është rritja me 211%, thote zyrtari i larte i LSI.

Ja çfarë thoshte Edi Rama, citon Vasili: “Albania the Best. Çudi e madhe ëëë?! Strategji jo, plan jo, teste jo e jo, mjekësi jo që jo, qeverisje jo dhe jo, po ja që kur hap sytë e shikon, na del Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar’.

Dhe Edi Rama realisht:

1. Nuk bëri testime, por i quajti të panevojshme duke ju kundërvënë OBSH-së.

2. Nuk bleu mjete mbrojtëse,

3. Nuk bleu respiratorë,

4. Nuk ndaloi aktivitete ekonomike me risk të lartë,

5. Nuk detyroi përdorimin e maskave, por i quajti te panevojshme,

6. Nuk aktivizoi mijëra mjekë familjeje,

7. Aktivizoi një komitet ekspertesh jo kompetent dhe me drejtim politik.

8. Përbuzi çdo sugjerim e këshillë profesionale publike” thote Vasili duke shtuar hashtagun “ediramaneburg”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY