Gazetari: 61 mjeke dhe infermiere te QSUT te infektuar prej 26 majit

Gazetari: 61 mjeke dhe infermiere te QSUT te infektuar prej 26 majit

123
0
Shares

Qe nga 26 maji e deri sot jane te pakten 61 mjeke e infermiere te infektuar ne QSUT. Kjo u publikua sot nga gazetari i ‘koronavirusit’ Erion Skendej.

“Nga 26 maj, nga vatra e madhe e infeksionet te mjekësia interne, janë 61 mjekë, infermierë, sanitarë të infektuar, sipas raporteve zyrtare. Thelbi i problematikës dyshoj se qëndron në mungesën e marrjes së masave të mbrojtjes. Kjo periudhës ka qenë sidomos para dhe pas Bajramit. Një infermiere e ka marrë infeksionit jashtë spitalit dhe më pas ka përhapur virusin tekl kolegët, tek pacientët dhe tek të afërmit e pacientëve. Për 6 ditë, u infektuan dhjetëra të tjera. 61 bluza të bardha janë infektuar dhe dy shërbime janë infektuar, andaj mendoj se kaq mjafton që Prokuroria duhet të nisë hetimet. Ka pasur hetime dhe informacionet janë mbajtur sekret”, tha Skëndaj gjate nje interviste me gazetaren Nisida Tufa.

“Sot që flasim Mjekësia Interne është mbyllur. Nuk thuhet asnjëherë sesa mjekë izoluar. Nëse ministres ia bën sot pyetjes sesa mjekë janë izoluar,  ne nuk e dimë. Thuhet se mund të jenë diku tek 160 mjekë e infermierë e kanë kaluar, por ata që sot e kanë kaluar, janë rrezik për pacientët.  Tek Mjekësia Interne kanë humbur jetën 5 pacientë, që nuk ishin në gjendje kritike. Është e vërtetë, kanë pasur disa sëmundje shoqëruese, por nuk ishin në gjendje kritike duhet thënë.  Kudo kush është me Covid dhe ndërron jetë është nga koronavirusi. Ndërsa, ne kemi pacientë që kanë qenë pozitivë ndaj koronavirusit dhe kanë ndërruar jetë e nuk janë llogaritur si vdekje nga virusi Covid. Në të gjithë botën e ndan autopsia, ndërsa në Shqipëri nuk bëhet autopsi, së paku për situatë studimore”, u shpreh Skëndaj.

Më tej, Skëndaj vlerësoi se mjeket sot janë të shqetësuar, duke shtuar edhe se njerëzit nuk janë aq të kujdesshëm sa t’ju përmbahen rregullave të virusit.

“Mjekët janë të shqetësuar sepse kishte mbyllje të madhe. Problem është sot se njerëzit nuk janë aq të kujdesshëm. OBSH ndryshoi, fillimisht tha maska nuk duhet, ndërsa tani thanë se maska është e nevojshme. Mjekët janë të shqetësuar sepse janë rritur edhe rastet. Shqetësimi i tyre i madh është se po infektohen tani shumë bluza të bardha. ka ekspertë në botë që thonë se mund të vijë valë e dytë në dhjetor apo në janar. ne nuk vendosëm maskën të detyrueshme, ndryshe nga vendet e tjera, që thanë se maska duhet vendosur. ISHP vetëm ka thënë se maska është e domosdoshme”, vlerësoi Skëndaj.balkanweb&DRONI

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY