Edi Rama nuk guxon dhe “kazanit mediatik” “Huffington Post” i përgjigjet Endri...

Edi Rama nuk guxon dhe “kazanit mediatik” “Huffington Post” i përgjigjet Endri Fuga…, por nga Twitter-i

79
0
Shares

“Huffington Post”, në një artikull të tij të fundit, vinte pikat mbi “i” dhe denonconte lidhjet e policisë e qeverisë me kultivimin dhe trafikimin e bimëve narkotike. Për gazetën prestigjioze, ky trafik ka edhe një qëllim, “akumulimin” e parave për blerjen e votave në vitin 2017.
Përkundër bën zakonisht, kryeministri Edi Rama nuk ka reaguar ndaj këtij shkrimi të këtij “kazani mediatik”. Këtë “mundësi” ia ka deleguar, Drejtorit të tij të Komunikimit, Endri Fuga.
Dhe Endri Fuga “nuk e ka bërë dysh”…
Nuk i ka përmendur gazetarit Luke Coffey, raportin “flamur” të para dy viteve të Departamentit amerikan të Shtetit…!
As nuk ka përgënjeshtruar lidhjet e policisë e qeverisë me kultivimin e trafikimin e bimëve narkotike…!
ef_copy_1Por “sa për të thënë”, i ka përmendur, sikurse Endri Fuga e lexon vetë, një raport të autoritete italiane, të publikuar sot në zyrat e autoriteteve shqiptare, nën shoqërinë e zyrtarëve shqiptarë…
“Sipas raportit të sotëm të autoriteteve italiane, policia shqiptare ka shkatërruar 99,8% të bimëve të kanabisit .
Që nga viti 2013, në sajë të punës së policisë, shkatërrimi kanabisit bimor shqiptare është rritur, ndërkohë që zona e plantacioneve ka rënë”, shkruan Endri Fuga në “Twitter”, duke pretenduar se i përgjigjet “kazanit mediatik” “Huffington Post”.
mh_copy_1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY