Amnistia fiskale, Tabaku e shpjegon hapur: Rama do të na shndërrojë në...

Amnistia fiskale, Tabaku e shpjegon hapur: Rama do të na shndërrojë në Panamanë e Ballkanit ku mafiozët do të hiqen si biznesmenë

100
0
Shares

Ish-deputetja Jorida Tabaku ka bërë një deklaratë për shtyp ku është shprehur se amnistia fiskale e Edi Ramës do ta shëndërroj Shqipërinë në lavatriçen më të madhe të parave të pista të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Europë.

Sipas saj këmbëngulja e qeverisë për Amnistinë Fiskale ndërsa vendi është futur në spiralen e një krize që do ta çojë vendin në një rënie ekonomike sa 9% e PBB-së.

Ish-deputetja shpjegon se ligji në fjalë është ideuar jo për t’i shërbyer shqiptarëve që kanë emigruar dhe u duhet të deklarojnë pasurinë, pasi sipas saj, synimi parësor i ligjit është që të ndihmojë të inkriminuarit dhe organizatat kriminale që të pastrojnë pasuritë dhe paratë e tyre në mënyrë të paligjshme.

“Së dyti, ligji në fjalë është tentativa e radhës për ta shndërruar Shqipërinë në Panamanë e Europës dhe Ballkanit. Në nenin 5 pika 1 ligji evidenton se përfitues të këtij ligji janë edhe individë “rezidentë tatimorë në Republikën e Shqipërisë, pavarësisht shtetësisë së tyre”,-sqaron ish-deputetja.

Pra, me pak fjalë, sipas ish-deputetes, nëse në Shqipëri është rezident një individ, i cili nuk deklaron pasurinë e tij në një shtet të BE-së apo SHBA-së, ky qytetar përfiton nga kjo amnisti dhe, gjithashtu, mund t’i shpëtojë hetimit të kësaj pasurie nga qeveria shqiptare.

“Kjo në fakt është një tentativë e radhës e qeverisë Rama e cila disa muaj më parë iu drejtua Londrës në një konferencë për të shitur pasaportën shqiptare tek kushdo i ashtuquajtur “investitor” i huaj. Pikërisht, këto dy grupe do të përfitojnë nga kjo amnisti totale, duke shpëtuar edhe nga hetimi për burimin e pasurisë. Draftligji parashikon jo vetëm ruajtjen e konfidencialitetit, por edhe mos hetim për ato individë të huaj apo vendas që do të përfitojë nga amnistia”,-shprehet Tabaku.

Me tej, ajo shpjegon se për të lehtësuar pastrimin e parave të pista, qeveria ka vendosur pagesën e një takse të ulët, që shkon 5% deri maksimalisht 10% e vlerës së deklaruar.

“Ndërkohë qeveria e Edi Ramës detyron qytetarët e vendit, përgjithësisht shtresën e mesme dhe biznesin e ndershëm të paguajë taksa deri në 23%.

Nuk ka asnjë arsye financiare që një vend ku bankat kanë likuiditet të lartë, ku kreditë nuk po jepen jo si pasojë e mungesës së likuiditetit nga bankat, por si pasojë e krizës së besimit në ekonomi, shteti dhe qeveria të paraqesë një amnisti fiskale dhe penale”,-thote ne deklaraten e saj ish-deputetja.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY