Protokollet reja në aeroporte, masat para mbërritjes deri në bordin e avionit

Protokollet reja në aeroporte, masat para mbërritjes deri në bordin e avionit

132
0
Shares

Autoriteti i Aviacionit Civil njoftoi se u publikua urdhri i Ministrisë së Infrastrukturës  “Për zbatimin e protokolleve të operimit në transportin ajror, transportin rrugor dhe transportin detar, të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në kuadër të parandalimit dhe të kontrollit të pandemisë COVID-19.

Autoriteti thekson se njohja paraprake me këto protokolle dhe zbatimi me përpikëri i tyre nga të gjithë pasagjerët, jo vetëm do të rrisë sigurinë, duke frenuar përhapjen e infeksionit COVID-19, por njëkohësisht do të lehtësojë ndjeshëm të gjithë procedurat që do të ndiqen në aeroportet, portet, pikat e kalimit kufitar respektive.

“Me këtë rast ju bëjmë thirrje qytetarëve që përpara çdo udhëtimi jashtë vendit të mirëinformohen lidhur me protokollet e sigurisë, të hartuara nga vendet ku ata do të udhëtojë dhe që janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjithë udhëtarët.”

Sipas protokollit, “pasagjerët duhet të mbajnë distancën prej 1.5 metër në aeroport. Enti Menaxhues i Aeroportit dhe operatorët ajrorë duhet të marrin masa për paralajmërimin e pasagjerëve për këtë rregull dhe vendosjen ku është e mundur të shenjave dalluese të distancimit fizik.

Pasagjerët dhe personat brenda aeroportit dhe avionëve duhet të mbajnë maska mjekësore të thjeshta, nga momenti që hyjnë në terminal në zonën e nisjeve deri sa dalin nga ndërtesa e terminalit, në aeroportin e destinacionit të tyre. Përjashtim nga kjo rregull mund të bëhet kur nevojitet gjatë kontrollit të sigurisë në aviacion dhe atij të kufirit, për fëmijët nën 6 vjeç dhe personat që kanë arsye shëndetësore të dokumentuara

Maskat duhet të ndërrohen çdo 4 orë, nëse nuk këshillohet ndryshe nga prodhuesi, gjithashtu edhe kur lagen apo dëmtohen. Qese me një përdorim për hedhjen e maskave të përdorura duhet të jenë disponibël në bord të avionit dhe gjatë zbritjes.

MENAXHIMI I PASAGJERËVE ME SIMPTOMA NË BORD TË AVIONIT

Në rast se, pas ngritjes së avionit, një pasagjer dëshmon simptoma që përputhen me COVID-19, siç janë temperatura, kolla, të vjella, diarre, vështirësi në frymëmarrje apo simptoma të tjera gripi, ndaj tij do të merren masat e mëposhtme:

Ekuipazhi siguron që pasagjeri simptomatik ka vendosur siç duhet maskën dhe vë në dispozicion maska të tjera. Nëse pasagjeri ka vështirësi në frymëmarrje, duhet t’i ofrohet asistencë mjekësore dhe furnizim me oksigjen të shtuar.

1.1 Pasagjeri duhet të izolohet në bord. Në varësi të konfigurimit të avionit dhe disponueshmërisë së rastit, pozicionin e rastit simptomatik dhe për aq sa është e mundur duhet të caktohet një zonë izolimi, duke lënë për aq sa është e mundur 2 radhë me ndenjëse të lira, rreth çdo drejtimi të pasagjerit të dyshuar;

1.2 Aty ku është e mundur tualeti më pranë pasagjerit të dyshimtë duhet të dedikohet specifikisht për të dhe nuk duhet të përdoret nga pasagjerët e tjerë dhe ekuipazhi;

1.3 Sipas përbërjes se ekuipazhit të kabinës, anëtari më i lartë i ekuipazhit të kabinës dezignon anëtarë të caktuar të ekuipazhit për të ofruar shërbime në fluturim në zonën e izoluar. Këta anëtarë duhet të jenë ata që kishin kontakt me pasagjerin e dyshuar dhe duhet të përdorin MMP nga Kompleti Parandaluese Universal i avionit. Ekuipazhi i dedikuar duhet të minimizojë kontaktin me pjesën tjetër të ekuipazhit dhe pasagjerët e tjerë.

Aty ku është e munduar, valvula individuale e ajrit për pasagjerin simptomatik duhet të mbyllet; Nëse pasagjeri i dyshuar udhëton i shoqëruar, shoqëruesi duhet të vendoset në zonën e izoluar edhe pse nuk shfaq simptoma.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY