“Jemi në prag falimentimi”, Bizneset në Vlorë i ankohen Bashës: Ja zotimi...

“Jemi në prag falimentimi”, Bizneset në Vlorë i ankohen Bashës: Ja zotimi dhe sfida e Partisë Demokratike

87
0
Shares

Kryetari i opozitës Lulzim Basha u takua me dhjetëra biznese në Vlorë, të cilët shohin se e kanë falimentimin në prag. Dyqanet bosh, hotelet bosh, lokalet bosh janë treguesi i një krize të rëndë, që po përkthehet në largimin e njerëzve nga puna, veçanërisht në sektorin e turizmit.

“Hotelet janë 100% në ditën e tyre më të zezë, restorantet mbahen me këto të qytetit, nuk është se ka të ardhur nga qytetet e tjera apo nga Kosova”- tha pronari i një agjencie turistike, i cili tregoi konkretisht sesa e pamjaftushme është ndihma e qeverisë. “Na kanë premtuar për dy nga punonjësit atë 40 mijë lekëshin, por ai mbulon vetëm një muaj. Ndërkohë, vajtëm 4 muaj pa punë edhe nuk e dimë akoma sesa do të jemi. Qiranë edhe detyrimet e tjera i kemi paguar një më një.”-

“Situata si tani nuk ka qenë ndonjëherë! E shikoni, është bosh. Vajti disa vite kështu, por tani pas pandemisë është katastrofike fare.”- tha pronari i një lokali, ndërsa nje tjetër iu referua periudhës pas luftës së parë botërore. “Situata këtu në Vlorë është shndërruar si në kohë të Gjermanisë, në 1923, që ndërrohej mall me mall, nga puna e inflacionit të parasë. Tek furra e bukës dikush i ofroi një televizor për një muaj bukë.”

Në një dyqan në rrugën tregtare në Vlorë, pronarja tregoi se konsumi ka rënë në mënyrë drastike. “Xhiroja është skandal. Ja siç e shikon përditë kjo është!”- tha ajo duke i treguar Bashës dyqanin bosh. Edhe një lokal i madh afër detit ishte bosh. “Unë kam 5 të punësuar. Po vazhdoi kështu kjo kohë, s’ka se si të vazhdosh. Nuk ka xhiro, nuk ka gjë!”- shprehet i dëshpëruar pronari i tij, i cili mbështet konstatimin e zotit Basha se në këtë gjendje kishte parë pothuajse të gjithë lokalet e tjerë.

Gjatë qendrimit në Vlorë, kreu i opozitës u takua me disa operatorë tursitikë, të cilët treguan gjendjen e rëndë të turizmit dhe papunësinë në rritje, për shkak të mungesës së ndihmës nga qeveria dhe keqmenaxhimit të situatës së pandemisë.

“Të gjithë që jemi këtu jemi bosh, jo se janë vetëm dyqanet. Situata është alarmante fare, bosh fare. Punëtorët i kemi kthyer. Pagesat e rrigave nuk arrijmë dot t’i bëjmë të gjitha. Po vazhdoi kështu deri në nëntor, duhet të ngremë duart të gjithë. Njerëzit nuk vijnë në hotele, jemi bosh, zero, zero, zero. Menduam fundjavës mos levizte, por edhe fundjavat janë shumë të vakta fare. Zero!” U shpreh njëri nga operatorët turistikë, i cili u pasua nga një tjetër me parashikime pesimiste për të ardhmen. “Problemi është pasiguria për nesër. Pandemia do të kalojë, por çështja është se ne jemi të pasigurt në këtë treg. Tani jemi të falimentuar ne. Është biznes i falimentuar! Jemi të vdekur që marrim frymë.”- tha pronari i një hoteli.

Lideri i opozitës mbështeti kërkesat e operatorëve turistikë për një paketë të veçantë për turizmin, i cili ka marrë një goditje të rëndë nga anullimet e të gjitha rezervimeve. Basha tha se kjo duhej bërë shpejt dhe se nuk është çështje dëshire apo lëmoshe e qeverisë, por e detyrimit ligjor të emergjencës civile.

“Është pak shejtanllëk ajo që thotë “paga e luftës”. Luftë nuk ka, ka pandemi, për shkak të pandemisë ka masa anti-pandemi. Për shkak të masave të anti-pandemisë ka dëm ekonomik, dëmin ekonomik me ligjin në fuqi qeveria është e detyruar ta dëmshpërblejë. Ai e di fare mirë që dëmi është më i madh se 240 mijë lekë për punonjës, është më i madh se 400 mijë lekëshi. Dakord, nuk e shpërblen dot 100%, nuk e lan dot 100%, po të paktën duhet të lash një pjesë të mjaftueshme të dëmit. Brenda mundësive. A janë mundësitë? Absolutisht janë mundësitë. Sepse për të gjithë shqiptarët, sot që flasim, ka paguar nga thesari aq sa ka paguar gjatë kohës së pandemisë për 5 apo 6 veta”. – theksoi kreu i opozitës.

“Jemi shtrënguar sa s’ka më, kemi vajtur te kocka!”- tha një tjetër pronar hoteli duke treguar padrejtësinë e qeverisë në raport me ndihmën e paktë që jep dhe detyrimet e mëdha që kërkon.

Pronari i një biznesi hotelerie u shpreh se kishte të punësuar 200 vetë, por nëse situata do të vazhdojë të jetë si tani, do të detyrohet të largojë nga puna shumicën e tyre. “Me ndihmën sociale të qeverisë nuk ia dilet për asgjë.” – i tha ai zotit Basha, i cili pati rastin të shpjegonte ndryshimin mes tij dhe qeverisë akuale në trajtimin e biznesit.

“Mirëqenia juaj, prosperiteti juaj si sektor dhe i biznesit në tërësi është interes publik i Shqipërisë. Ata ju shikojnë si taksapagues, për mua jeni punëdhënës, në radhë të parë. Taksa është instrument në funksion të ekonomisë, në funksion të punësimit, nuk është instrument në funksion të rilindjes urbane apo të 10 koncensioneve ku i ka çuar lekët ky.”- u shpreh Basha.

“Në qoftë se s’merren masa nga qeveria për taksat e për detyrimet e tjera, ne jemi të mbyllur. Vetëm t’i vëmë zjarrin se s’ka zgjidhje tjetër.”- I tha kreut të opozotës pronari i një hoteli. “Çdo gjë është anulluar. Prenotimet u fshinë që të gjitha.”- tha një tjetër. “Unë dëgjoj “luftë, luftë, luftë”, duhet të hiqet fjala “luftë”. Duhet të jemi të kujdesshëm këtë gjë e pranojmë. Tani na del kryeministri edhe na thotë që ne do ta mbyllim prapë. Po hajde i mbyllim që të gjithë, sepse s’ka punë, por në fund s’vdes nga virusi, do të vdesim nga uria”.

Kreu i opozitës tha se është e papranueshme që provokohen situata të tilla që demotivojnë turizmin në kulmin e krizës, siç ishte edhe rasti i Velipojës.

“Shqipëria është i vetmi vend në botë ku kryeministri e fillon sezonin turistik me matrapik, me prishje. Një gjë ju garantoj: nuk ka për të pasur njerëz të privilegjuar se po s’hapëm konkurencën, po nuk garantuam barazi mes aktorëve në treg, kjo vetëm ekonomi tregu nuk quhet. Të mos të ketë më 4-5 të preferuar dhe të gjithë të tjerët të ulin kokën para tyre.”- theskoi zoti Basha, duke dhënë një mesazh për vlonjatët: “Vlora është e mençur, do të dijë të zgjedhë të vërtetën dhe të drejtën kësaj radhe besoj.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY