FOTO/Monumenti i Nimfeut të Apollonisë i dëmtuar, reagon drejtoresha: Ngjarja gjatë karantinës

FOTO/Monumenti i Nimfeut të Apollonisë i dëmtuar, reagon drejtoresha: Ngjarja gjatë karantinës

92
0
Shares

Kolona e Nimfeut të Apllonisë, një monument unik i shekullit të tretë P.E.S, është vandalizuar gjatë kohës së pandemisë.

Drejtoresha e Parkut të Arkeologjisë doli sot në një prononcim një ditë pasi ky vandalizëm u denoncua nga Forumi per Mbrojtjen e Trashegimise Kulturore dhe u bë publik në media.

Drejtoresha la të kuptojë se ka qenë në dijeni të këtij vandalizmi, i cili mesa duket është munduar të mbahet i fshehtë larg medias, ndërsa janë njoftuar autoritetet e policisë.

“Në momentin që kemi konstatuar dëmtimin kemi njoftuar policinë. Eshte demtuar gjate kohes se mbylljes per shkak te pandemise”.

Monumeti ndodhet vetëm 200 metër larg zyrave të drejtorisë së parkut. Akti i vandalizmit mendohet të ketë ndodhur më 13 prill.

Nderkaq, kane qene te shumta reagimet dhe Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore e quan aktin më të rëndë që ka ndodhur prej 2012.

Po ashtu, dhe presidenti Ilir Meta ka reaguar nje dite me pare, duke kerkuar denimin e autoreve menjehere pasi ata te jene kapur.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY