Pas skandalit me helmimin, ish-deputeti zbulon ngjarjen tjetër në gjimnazin e Fierit:...

Pas skandalit me helmimin, ish-deputeti zbulon ngjarjen tjetër në gjimnazin e Fierit: Skenari për hakmarrjen ndaj mësuesve

273
0
Shares

Mesuesit e gjimnazit tashme te njohur “Janaq Kilica” ne Fier kane derguar  nje leter ankese se fundmi, pasi kane ndjere presion dhe veprime te padrejta ndaj tyre.

Ish-deputeti Luçiano Boçi e ka bere publike letren ne rrjetet sociale duke shkruar se drejtuesit e shkolles ne kordinim perfekt me drejtorine arsimore dhe ministrine e arsimit, po bejne gati skenarin, per hakmarrje ndaj mesuesve, qe nuk jane pjese e rilindjes dhe qe kritikojne, dhe denoncojne veprimet abuzive te drejtuesve.

Ish-deputeti kujton se shkolla “Janaq Kilica” shkolla me me tradite ne Fier, e shumepelqyer nga nxenes dhe prinder te tyre, tashme eshte kthyer ne shkollen e skandaleve dhe te padrejtesive.

U be e famshme me helmimin e nxenesve, para disa muajsh, per disa dite rreshte, duke nderprere mesimin dhe duke bllokuar spitalin me femije te shtruar me urgjence”,-shkruan ai.

” LETER ANKESA”

ANKESË
DREJTUAR: DREJTORIT TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR , TIRANË, ZOTIT SELMAN HODAJ
PËR DIJENI: MINISTRES SË ARSIMIT , ZONJA BESA SHAHINI
KRYETARIT TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE , ZOTIT EDI RAMA
I Nderuar Zoti Hodaj ,
Në Gjimnazin “Janaq Kilica” , Fier , ditën e premte , datë 5 qershor 2020, është zhvilluar një mbledhje e drejtorisë së shkollës me këshillin e mësuesve, në të cilën drejtoresha e shkollës, zonja Fereniqi Fuli u ka paraqitur mësuesve planifikimin për numrin e klasave dhe normave mësimore për vitin shkollor 2020-2021. Në parashikimin e bërë, drejtoresha komunikoi se për vitin që vjen do të ketë më pak regjistrime të nxënësve në shkollë dhe për rrjedhojë do të mbyllen disa klasa. Nisur nga kjo, drejtoresha u komunikoi mësuesve se do të niste vlerësimi i dosjeve të mësuesve për çdo ekip lëndor, si procedurë për largimin nga puna të mësuesve që dalin tepër.
Një vendim i tillë i drejtorisë së shkollës ka sjellë reagimin e mësuesve, të cilët kanë shprehur mospranimin e tyre dhe e kanë paraqitur shqetësimin në ZVAP Fier .
I nderuar Zoti Hodaj ,
Ne mësuesit e Gjimnazit “Janaq Kilica” Fier , paraqesim objeksionet tona për mbylljen e klasave si më poshtë:
-Gjimnazi “Janaq Kilica” funksionon me dy godina bashkëkohore dhe ka mjedise të mjaftueshme për zhvillimin e mësimit.
-Gjimnazi “Janaq Kilica” është shkolla e mesme më me traditë në Fier, e ndodhur në qendër të Fierit, me rezultate dhe arritje të shkëlqyera ndër vite dhe si e tillë ka qenë gjithmonë e parapëlqyer prej nxënësve dhe ka pasur rritje të regjistrimeve nga viti në vit.
Ndaj, ne e gjykojmë si të qëllimshëm vendimin e zonjës Fuli për mbylljen e klasave për të larguar mësues nga puna.
Ju vëmë në dijeni se shqetësimi i paraqitur më lart është vetëm një nga problemet e shumta që ka shkolla jonë që nga moment i ardhjes së zonjës Fuli si drejtore në dhjetor 2019.
– Klima e krijuar në shkollë është jomiqësore, jobashkëpunuese. Drejtoresha ushtron autoritetin e saj duke tejkaluar kompetencat. Nuk respekton figurën e mësuesit, përdor ironi dhe përgjigjet me cinizëm ndaj ankesave të mësuesve.
– Nuk u kthen përgjigje ankesave të bëra me gojë apo shkrim prej mësuesve .
– Bën kontrolle në orët e mësimit të papritura dhe rastësore , pa afishuar në këndin e mësuesit planifikimin e vëzhgimeve dhe grafikun përkatës.
– Vendimet që merr nuk i diskuton dhe nuk miratohen në Këshillin e Mësuesve.
– Ka detyruar zhvillimin e mësimit në klasa shumë të vogla, jashtë kritereve të përcaktuara, sepse kërkon të mbledhë gjithë shkollën në një godinë të vetme, pasi kështu mendon se e kontrollon më mirë.
– Në muajin mars 2020 në shkollën tonë pati incidente, si pasojë e të cilave u helmuan nxënës dhe mësues ; e për këto nuk u zhvillua asnjë mbledhje me Këshillin e Mësuesve për të analizuar shkaqet dhe për të marrë bashkarisht masa për mbarëvajtjen e një procesi mësimor normal. Madje, është kërkuar prej mësuesve të caktuar një mbledhje për të sqaruar situatën , por drejtoresha nuk ka pranuar.

Për sa më sipër, ne mësuesit e Gjimnazit “Janaq Kilica” kërkojmë largimin e drejtores Zonjës Fereniqi Fuli, për arsye se drejtimi i saj ka cënuar klimën e përgjithshme të komunikimit në shkollë, ka sjellë mungesë bashkëpunimi drejtues – mësues dhe ka krijuar pasiguri përmes presioneve për largime të mësuesve nga puna .

Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj,

Me respekt,
Mësuesit e Gjimnazit “Janaq Kilica”, Fier

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY