“Largimi i Dvoranit”, reagon Meta: Vendimi i djeshëm i vonuar, por pozitiv

“Largimi i Dvoranit”, reagon Meta: Vendimi i djeshëm i vonuar, por pozitiv

218
0
Shares

Ka dale ne nje konference per mediat, presidenti Ilir Meta, i cili ka komentuar dhe largimin e Ardian Dvoranit, nje beteje te cilen e ka fituar presidenti.

Meta tha se largimi eshte nje vendim i vonuar ne kohe, por qe gjithsesi eshte pozitiv. Per te mbetet gjithmone, respektimi i Kushtetutes.

Ilir Meta foli dhe per emrin qe ka propozuar per KLGJ, nese mazhoranca do ta rrezonte dhe propozimin e tij.

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka deklaruar sot prerë se ai do të veprojë në zbatim të plotë të Kushtetutës, lidhur me dekretimin e datës së zgjedhjeve në vend. Në përgjigje të interesit të gazetarëve, nëse ai do të dekretojë në një ditë zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare, Meta ka thënë prerë:

Mendoj që pyetja është interesante por përgjigja është e qartë. Presidenti do të veprojë në raport me Kushtetutën, dhe jo si ai do të dëshironte të vepronte me logjikën normale të ngjarjeve apo të zhvillimeve. E kam thënë që për mua edhe zgjedhjet e përgjithshme edhe vendore duhet të ishin mbajtur dje, por natyrisht unë do të jem tepër i vëmendshëm në respektimin e kushtetutës dhe detyrimeve të mia vetëm kushtetuese dhe ligjore.

Një pjesë e deklaratës së Metës për dy ligjet që ktheu në Kuvend:

“Ndërkohë do të nënvizoja edhe një herë se kam kthyer në Kuvend ligjin për një shtesë për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë të ndryshuar që parashikon përjashtimin nga TVSH të jahteve dhe mjeteve të tjera ujore që përdoren për qëllime argëtimi, kënaqësie dhe turizmi.

 

Këtë kthim e kam bërë me bindje të plotë për interesin public porn ë këtë moment nuk u përgjigjet një iniciativë e tillë nevojave jetike reale që po përjeton vendi. Të shpresojmë që Kuvendi ta shqyrtojë këtë dekret

Ndërkohë kam cuar në Kuvend edhe ligjin për përmirësimin e zonave të biznesit.”

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY