PD i drejtohet ambasadorëve Kim e Soreca: T’i hiqet mandati kryebashkiakut Agron...

PD i drejtohet ambasadorëve Kim e Soreca: T’i hiqet mandati kryebashkiakut Agron Malaj, ka qenë i dënuar

114
0
Shares

Partia Demokratike reagon sërish për çështjen e kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj, tri ditë pasi Prokuroria mbylli hetimet, prej ku doli në përfundimin se ai ka qenë i dënuar, por ligji nuk e penalizon të ushtrojë detyrën.

Lidhur me këtë, PD i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të mblidhet dhe t’i heqë mandatin kryebashkiakut Malaj, pasi sipas kësaj force politike, është subjekt i ligjit të Dekriminalizimit.

Letra, që mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, i është drejtuar edhe ambasadores së SHBA, Yuri Kim, dhe ambasadorit të BE, Luigi Soreca.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY