Maturantët përpara ministrisë, protestë për provimin e Letërsisë: Kanë bërë turpin e...

Maturantët përpara ministrisë, protestë për provimin e Letërsisë: Kanë bërë turpin e madh me ne

176
0
Shares

Maturantët kanë dalë sot në protestë përpara Ministrisë së Arsimit, kundër provimeve të Maturës.

Protesta u njoftua përmes rrjeteve sociale një ditë më parë, ndërsa maturantët kanë kërkesa konkrete.

Sipas tyre, struktura e testit nuk ishte siç premtoi ministrja e Arsimit dhe se në provim ka pasur edhe pyetje nga mësime që nuk janë zhvilluar, ndërsa kërkojnë që të mos penalizohen.

Brezi më i traumatizuar i maturës. Kishte pyetje që nuk kishin të bënin fare me Letërsinë. Nga lirika e Lasgushit tek epizmi i Homerit na erdhi si papritur, nuk i prisnim të dyja. Pyetjet logjike nuk ishin fare në lidhje me modelin. Kishte shumë tekste. Kërkojmë mos penalizohemi pasi na ul mesataren dhe nuk kapim dot shkollat. Shumë maturantë nuk ndihen konfidentë për provimin tjetër”, thotë një  maturante.
Deri më tani, maturantët i janë nënshtruar dy provimeve të Maturës Shtetërore, ndërsa prej marsit deri në 5 qershor kanë zhvilluar mësime “online” për shkak të mbylljes së shkollave për shkak të pandemisë së Covid-19.
/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY