“Spitalet, vatra më e madhe e përhapjes së COVID 19”,PD rendit arsyet:...

“Spitalet, vatra më e madhe e përhapjes së COVID 19”,PD rendit arsyet: Rritja e rasteve përgjegjësi e qeverisë

102
0
Shares

Përmes një deklarate nga selia blu, Përfaqësueja e grupit të punës për Shëndetësinë në PD, doktoreshë Mirela Tabaku ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Shëndetësië, Ogerta Manastirliu, për keqmaenxhimin e sitatës së krijuar në spitale, pasi sipas PD-së, spitalet janë bërë vatra më e madhe e përhapjes së COVID 19.

Për PD, qeveria është përgjegjësja e vetme për rritjen e numrit të të prekurve me COVID 19.

Shifrat e ditëve të fundit për një shtim të ndjeshëm të numrit te infektimit të personelit në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë janë shumë shqetësuese. Kthimi i shërbimeve spitalore nga qendra trajtuese mjekuese në burim infektimi mbarëkombëtar, është tregues, më shumë se gjithçka, i keqmenaxhimit të situatës”,- shprehet ajo.

• Mungesa e detyruar për një kohë të caktuar e personelit të infektuar do të reflektohet në cilësinë e shërbimit ndaj pacientëve. Disa shërbime në QSUT mund të mbyllen, që do të thotë se shume prej mjekëve tanë të nderuar të mos ofrojnë dot kujdesin dhe ekspertizën e tyre.

• Infektimi i personelit në shërbimet e QSUT-së, për shkak se qeveria nuk ka siguruar masat e duhura mbrojtëse për ta, do të thotë të rëndosh seriozisht gjendjen shëndetësore delikate të pacientëve të shtruar”,-shprehet PD.

Partia Demokratike mendon se ka disa arsye përse situata po përkeqësohet dhe përse spitalet janë kthyer në vatrat më të mëdha të infeksionit, si me poshte:

Testimet virologjike te personelit nuk po bëhen ne menyre periodik.
• Mjetet mbrojtëse nuk janë në sasinë dhe cilësinë e duhur.
• Kontrolli i zbatimit të protokolleve mbrojtëse si për personelin, ashtu edhe për pacientët mungon.
• Mungojnë edhe testimet virologjike apo serologjike për pacientët e shtruar.
• Sensibilizimi i qytetarëve nuk është bërë siç duhet.
• Është injoruar zëri i ekspertëve dhe zëri konstruktiv i opozitës

Rritja e numrit të rasteve me COVID përmes qendrave spitalore është përgjegjësi direkte e qeverise, shprehet PD.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY