“Maturantët në protestë”, Ish-deputeti jep arsyet: Revoltë e sinqertë, kanë zemërim të...

“Maturantët në protestë”, Ish-deputeti jep arsyet: Revoltë e sinqertë, kanë zemërim të akumuluar me kohë

105
0
Shares

Ish-deputeti Luçiano Boçi ka njoftuar se maturantet 18-vjeçarë shqiptarë shume shpejt  zbresin në shesh për protestë. Ne nje reagim ne rrjetet sociale Boçi thotë se kjo nuk eshte vetem per arsyen e testit.

Si gjithmonë, e si çdo vit testi ishte i paqartë, jo profesional, jashtë informacioneve e modeleve të dhëna e të orientuara. Ai përsëri si çdo vit, doli sheshit dhe pushtoi faqet e fcb-së dhe rreshtat e what’s up. Kjo është çështje e një zemërimi të akumuluar me kohë.
Është një situatë e pazakontë, e prodhuar nga revolta që ka ngjallur RAMAVIRUSI, me mënyrën e tij harbute të qeverisjes dhe Ministrja e tij – aksesor paaftësie, paditurie, papërgjegjshmërie”,-shkruan ai.

Sipas ish-deputetit, maturantët janë në një revoltë të sinqertë e të vërtetë, sepse:

Rama i ushqeu për tre muaj me rradhë me një mësim online katrahurë, çorbë, kaotik dhe aspak efikas dhe pothuaj inekzistent në pjesën më të madhe të vendit. Pa platforma të investuara e të dedikuara. Pa internet dhe pa pajisje të përshtatshme, megjithëse janë shpenzuar miliona euro të cilat rezultojnë të grabitura.
– Rama i la ata dhe familjet e tyre pa mbështetje reale financiare, duke i braktisur në fatin e tyre të mbrapshtë.
– Rama i mashtroi nëpërmjet Shahinit, duke i nanurisur atyre një maturë shtetërore në kufijtë e arsyes e dijes së transmetuar, porse e realizoi si një procesion ekzekutimi të dijes dhe meritës së nxënësve.
– Rama si në asnjë vend tjetër, i përdori maturantët si kavie eksperimentale, duke i hedhur toptan në mes të pandemisë, duke rrezikuar jetët e tyre në klasa e shkolla jashtë standarteve evropiane të shkollave të shëndetshme e duke i lënë të bredhin kilometra larg, pa transport, për të arritur në vendin e rrezikut.
– Rama, pasi i vuri nën presionin e stresit të shumëfishtë ekonomik e arsimor, si në asnjë vend tjetër, i detyroi të futen në një garë mature krejt fallco, me dije të ndërprera, pa rregulla e administrim, ku maturantët iu nënshtruan një diskriminimi permanent, sipas bindjes politike, apo sipas territorit
– Rama zhvlerësoi dhe shkeli me këmbë çdo investim e sakrificë të tyre me një maturë të shtrembëruar dhe të pa vlerë.
– Rama i ka mbyllur atyre sot portat e së ardhmes dhe i ka marrë peng shpresën, për të jetuar me dinjitet në këtë vend.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY