Ekzekutimi i Hekuran Billës, autorët qëlluan me 11 plumba

Ekzekutimi i Hekuran Billës, autorët qëlluan me 11 plumba

172
0
Shares

Hekuran Billa, 40-vjeçari i ekzekutuar një natë më parë në zonën e Komunës së Parisit është qëlluar me 11 plumba silenciator.

Kamerat e sigurisë të ndodhura në zonë kanë fiksuar lëvizjet e automjetit të autorëve tip Benz i vjedhur në qytetin e Kukësit pikërisht nga është edhe origjina e viktimës, ndërsa targat e mbivendosura ishin vjedhur nga një automjet tip Renault në Lezhë.

Makina ishte Mercedez Benz me targa te vjedhur. Brenda ne makine eshte gjetur nje arme tip MP5.

Pista kryesore e ngjarjes është e ajo e hakmarrjes për shkak se në vitin 2006, ai kishte vrarë një person në Angli ku qëndronte si emigrantë.

Mësohet se Billa ka qenë i dënuar me burgim të përjetshëm, me një minimum prej 34 vjetësh në burg, për vrasjen e Prel Markut në një klub në Londër.

Billa u ekstradua nga Anglia në Shqipëri për të vuajtur dënimin, për t’u liruar një vit më parë nga burgu i Fushë Krujës.

Ai ka qenë i akuzuar edhe për veprat penale të shfrytëzimit të prostitucionit dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

vijon..

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY